Flash News

KRYESORE

Zvarritja e punimeve në aksin Tiranë-Elbasan, ish-deputeti: Së shpejti, të gjithë do përgjigjen për çdo qindarkë te vjedhur!

Zvarritja e punimeve në aksin Tiranë-Elbasan, ish-deputeti: Së

Endri Hasa nga radhët e Partisë Demokratike paralajmëron qeverinë se së shpejti të gjithë do përgjigjen, jo vetëm mbi zvarritjet sipas tij të pajustifikuar të punimeve në aksin Tiranë-Elbasan, por edhe çdo qindarkë te vjedhur!

“Edi Rama zvarriti per 6 vjet Rrugen Tirane - Elbasan. Sot mbas 6 vjet, asnje ndjese per qytetaret e Elbasanit dhe gjithe Shqiperise, per zvarritjen e pajustifikuar te perfundimit te rruges! Ishin vetëm 4.5 km të ngelura pa ndërtuar në vitin 2013 dhe që mbanin peng levizjen e lire te qytetareve.

Tuneli i Krrabes dhe segmentet e tjera te rruges u realizuan ne kohë rekord prej 13 muajsh deri ne vitin 2013, sepse prioriteti ishte zhvillimi dhe qytetarët.

Ndersa për 4.5 kilometrat e mbetura, të hapura sot vetëm në njërin drejtim, u deshën 6 vjet, sepse prioritet kishin vjedhjen dhe abuzimin.

Edi Rama shtoi me 125 milion euro vleren e rruges, sepse vjedhja me miqte trafikante droge te Taulant Balles dhe jo puna, eshte i vetmi prioritet i tij. Së shpejti të gjithë do të përgjigjen për çdo qindarkë te vjedhur!

Tik Tak Tik Tak

Ora e popullit po vjen”, shkruan Endri Hasa.

Të fundit