Flash News

KRYESORE

Zvicër, Kantoni Ticino e vendos 3 mijë euro pagën minimale

Zvicër, Kantoni Ticino e vendos 3 mijë euro pagën minimale

Një pagë minimale pak mbi 19 franka në orë, që do t’i mundësojë një punonjësi të fitojë jo më pak se 3000 euro në muaj.

Një gjë të tillë e ka vendosur Qeveria e Kantonit Ticino në Zvicër, duke miratuar një nismë të të Gjelbërve, e përkrahuar nga Socialistët dhe nga Lega dhe e votuar me referendum në 2015-n nga 54% e elektoratit tiçinez.

Qëllimi i promotorëve ishte që të shpëtonin punë në Ticino dhe të luftonin kundër abuzimit me pagat.

“Për herë të parë – gëzonte asokohe lideri i të Gjelbërve, Sergio Savoia – vendosim në Kushtetutë, të drejtën për një pagë dinjitoze”.

Të fundit