Flash News

KRYESORE

Zvicra dërgon ekspertë për të asistuar në përpjekjet pas tërmetit: Bashkë në kohë të vështira

Një ekip me 15 specialistë të mobilizuar nga qeveria zvicerane kanë ardhur në Shqipëri për të ndihmuar vendin me pasojat e tërmetit më të rëndë. Ekipi përfshin ekspertë në dy fusha: (1) inxhinierë që vlerësojnë gjendjen e ndërtesave: (2) ekspertë që vlerësojnë nevojat dhe planifikojnë veprimet në përgjigje të tyre.

“Programi ynë i bashkëpunimit në Shqipëri duhej patjetër të përfshinte një përgjigje ndaj tërmetit tragjik që goditi të martën. Duke parë seriozitetin e gjendjes qeveri zvicerane zgjeroi përpjekjet duke sjellë misionin e parë me ekspertë të cilët do të vlerëojnë nevojat, do të japin asistencë të menjërhershme dhe do të propozojnë masa afat-gjata pas tërmetit”, tha ambasadori zviceran në Shqipëri Adrian Maître.

“Zvicra mbështet Shqipërinë jo vetëm në kohëra të mira, por edhe në momente të vështira”, tha Sebastian Eugster, udhëheqës i ekipit të misionit zviceran dhe Zv. Kreu për Ndihmën Humanitare në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

Pas mbërritjes ekipet e misionit zviceran u ndanë në grupe dhe vizituan disa vendndodhje në Durrës, Laç dhe Thumanë. Asistencë e menjëhershme u dha tek Hotel Lubjana në Durrës ku inxhinerët kontrolluan stabilitetin e ndërtesës dhe këshilluan mbi mundësinë e shembjes për shkak të elementeve jo të qëndrueshëm që ka ndërtesa.

Zvicra mbështet zhvillimin e Shqipërisë prej më shumë se 20 vitesh përmes një programi të gjerë bashkëpunimi në shumë nga reformat e vendit. Asistenca në emergjenca dhe fatkeqësi vjen si zgjerim i angazhimit aktual zviceran.

Të fundit