Flash News

KRYESORE

Zvicra ndal Brazilin, Shaqiri protagonist i ndeshjes

Zvicra ndal Brazilin, Shaqiri protagonist i ndeshjes

Zvicra ka arritur një barazim me vlera përballë Brazilit me rezultatin 1:1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin E.

Brazilianët kaluan fillimisht në avantazh më anë të Kutinjos në minutën 20-të, pas një gjuajtje nga 25 metra.

Zviceranet nuk u pajtuan me këtë rezultat teksa në minutën e 50-të barazuan rezultatin pas pas një harkimi të Shaqirit nga këndi, ku Zuber goditi bukur me kokë duke tundur rrjetën.

Pjesa e mbetur e lojës foli kryesisht për Brazilin, i cili pati disa raste me Nejmar në të 57’, Kutinjon në të 69’ dhe sërish Nejmar në të 88’.

Takimin e ardhshëm, Brazili do të pres Kosta Rikën ndërsa Zvicra do sfidojë Serbinë më 22 qershor.

Përfundon pjesa e parë; Kutinjo mund i vetëm Zvicrën e shqiptarëve

Të fundit