Zvicra në kërkim të punëtorëve, 1.1 milionë njerëz do të dalin në pension në dekadën e ardhshme

Në Zvicër po mendojnë që të krijojnë lehtësira për punëtorët e rinj, duke qenë se në 10 vitet e ardhshme 1.1 milionë persona do të dalin në pension. Kjo shifër përfshin rreth 800,000 njerëz që punojnë aktualisht.

Aalbinfo.ch raporton se deri në vitin 2021 do të ketë më shumë njerëz që largohen nga tregu i punës sesa do të futen. Aktualisht, 61% e popullsisë është në moshë pune (20-64), por deri në vitin 2029, kjo shifër vlerësohet të bjerë në 58%.

Sektorët që do të kenë goditjen më të fortë janë bujqësia, prodhimi, transporti, administrata dhe shërbimet sociale, përfshirë shëndetësinë.

Por më shumë vende do të ketë në sektorin e kujdesit shëndetësor, e qeveria shpejt do të nisë nga puna për të parandaluar problemet në të ardhmen.