Flash News

KRYESORE

Zvicra “shkatërron” Islandën në Ligën e Kombeve, shënojnë tre shqiptarët

Zvicra “shkatërron” Islandën në Ligën e Kombeve,

Zvicra ka “shkatërruar” me rezultatin e thellë 6-0 Islandën, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku kanë shënuar edhe tre shqiptarët e përfaqësueses zviceriane.

Shaqiri, Albian Ajeti dhe Mehmedi arritën të godisnin rrjetën e kundërsharit, ndërkohë që shirtin e kapitenit për skuadrën “helvete” e mbajti Granit Xhaka.

Së bashku me Zvicrën dhe Islandën pjesë e grupit është dhe Belgjika, skuadër e cila do të jetë përballë Zvicerianëve mbrëmjen e 12 tetorit.

Të fundit