Flash News

KRYESORE

Zvicra vetëofrohet si ndërmjetëse për krizën SHBA-Koreja e Veriut: Kemi gjetur vendin e takimit

Zvicra vetëofrohet si ndërmjetëse për krizën

Zvicra është vetëofruar si ndërmjetëse midis SHBA dhe Koresë së Veriut lidhur me krizën që ka mbërthyer gadishullin në Lindjen e Largët.

“Ne e kemi gjetur vendin ku ministrat e jashtëm (të SHBA dhe Koresë) mund të takohen”, ka deklaruar për Reuters presidentja zviceriane, Doris Leuthard.

Pas testit të kryer nga koreano-veriorët të bombës me hidrogjen që është pesë herë më madhe se ajo që amerikanët hodhën në Nagasaki në Luftën e Dytë Botërore, presidenti Donald Trump tha se diplomacia nuk është më një opsion në krizën me Pehnianin.

Kush është Ri Chun Hee, 74 vjeçarja që njofton botën nëpërmjet ‘TV’ për veprimet Koresë së Veriut

Të fundit