Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministrja lajmëron përfundimin e raportit për zgjedhjet

Zv/kryeministrja lajmëron përfundimin e raportit për zgjedhjet

Rreth tre javë pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, zëvendëskryeministrja Ledina Mandija deklaron se po punohet për të evidentuar të gjitha rastet e shkeljeve të identifikuara gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

Ajo shprehet se disa nga ministritë dhe institucionet kanë përcjellë në datë 10 Korrik 2017 informacionet, ndërkohë që disa kanë dështuar të sjellin këtë raport monitorimi, por pa i cilësuar se cilat janë.

Zëvendëskryeministrja Mandija theksoi se në një kohë të shpejtë informacioni i mbledhur do të diskutohet në mbledhjet e Task - Forcës dhe i përpunuar nga zyra e Kryetarit të Task - Forcës do të finalizohet me anë të një raporti, ku do të jenë të pasqyruara hollësisht gjetjet dhe përfundimet e tij. Deklaratat zëvendëskryeministrja Ledina Mandija i bëri pas një takimi me Claus Neukirch, përfaqësues në Shqipëri i Këshillit të Evropës.

Ndërsa një takim i tillë u mbajt edhe një ditë më parë me Jan Rudolph, zëvendës drejtues i Delegacionit të BE dhe z. Robert Adams, Ekspert për Zgjedhjet. Sipas zyrës së shtypit të Mandijës, përfaqësuesit e lartë të Këshillit të Evropës dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, të cilët kanë ndjekur nga afër çdo mbledhje të Task- Forcës, shfaqën interes për ecurinë e punës e saj në drejtim të rezultatit të monitorimit si dhe problematikave të konstatuara gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare 2017.

Të fundit