Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministrja reagon mbi Task-Forcën për administratën dhe pjesëmarrjen në fushatë

Zv/kryeministrja reagon mbi Task-Forcën për administratën dhe

Ledina Mandija ka reaguar pas VKM­së dhe hyrjes në fuqi të Task­Forcës e cila mbikëqyr administratën për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Zv/kryeministrja përmes  një deklaratë se të gjithë nëpunësit kanë të drejtë të marrin pjesë në fushata, por jo gjatë orarit të punës dhe të mos e manifestojnë apo të bëjnë propagandë për partitë politike duke shfrytëzuar statusin.

Deklarata e plotë:

Deklaratë për shtyp e Zëvendëskryeministres Ledina Mandija për të drejtat dhe përgjegjësitë e administratës publik

e Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në vijim të deklaratave të këtyre ditëve dhe me qëllim qartësimin e opinionit publik, në referim të legjislacionit në fuqi, veçanërisht nenit 37, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civilë” si dhe qëndrimit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, sqaron se nëpunësi civil jashtë orarit zyrtar ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, por nuk i lejohet të shprehë publikisht bindjet dhe preferencat e tij politike. Kjo do të thotë që nuk i lejohet të ndërmarrë veprime të bëjë fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, të jetë protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo të manifestojë me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht. Gjithashtu, sqarojmë që gjatë orarit zyrtar të punës çdo lloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore për një parti politike ose kandidat është e ndaluar për çdo punonjës të administratës shtetërore nëpunës civil, administrativ apo me kontratë punë. Çdo pjesëmarrje në kundërshtim me këto rregulla sjell përgjegjësi penale, sipas ndryshimeve më të fundit të miratuara në Kodin Penal nga Kuvendi i Shqipërisë. Zëvendëskryeministrja znj. Mandija shpreh besimin e plotë se titullarët e të gjitha institucioneve shtetërore do të marrin masat e nevojshme në përputhje me ligjin, për respektimin e detyrimeve të punonjësve të administratës shtetërore dhe do të procedojnë sipas ligjit për çdo shkelje të evidentuar.

Të fundit