Flash News

KRYESORE

Zyra doganore e Kosovës në Durrës, Rama: Synojmë bashkimin doganor dhe të tregjeve

Në fjalën e mbajtur gjatë inagurimit të zyrës së re doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, kryeministri Edi Rama është shprehur se ky është hapi i parë drejt bashkimit doganor.

“Kjo risi mes Shqipërisë dhe Kosovës shpejton lëvizjen e mallrave dhe e kthen kufirin në formal. Kjo na çon tek bashkimi doganor, por edhe tek bashkimi i tregjeve, ku përfitojnë që të gjithë”, shprehet Rama.

Ai ka theksuar se deri në pranverë do të kemi një kufi totalisht fluid me Kosovën, si ai mes Francës dhe Gjermanisë.

Projektin ambicioz të përfshirjes së sistemit Shengen me vendet fqinjë, kryeministri e thekson duke thënë se këtë sistem do ta vendosim edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

“Shqipëria e madhe është një sajesë e armiqve të shqiptarëve. Ka një komb shqiptar që ka të drejtë ta shohë të ardhmën si pjesë e të njëjtit sistem organizimi dhe bashkëjetese”, shprehet Rama.

Të fundit