Flash News

KRYESORE

ZYRTARE: Arsenal shkarkon Emery, një emër surprizë e zëvendëson

Trajneri Unai Emery është pushuar nga klubi i Arsenalit. Anglezët dolën me njoftim zyrtar dhe lajmëruan se spanjolli nuk do të vazhdojë të jetë më në krye të klubit të madh të Premier League. Humbja e mbrëmshme ndaj Frankfurtit në Europa League me rezultatin 1-2 ishte goditja e madhe për teknikun.

Arsenali do të drejtohet në vazhdim nga ndihmësi Freddie Ljungberg. Tekniku i ri do të jetë në krye deri sa të zgjidhet trajneri i ardhshëm. Ljunberg mendohet se do të drejtojë skuadrën të pakten deri në muajin shtator.

Umery e lë Arsenalin në vendin e 8-të me 18 pikë, 4 fitore, 6 barazime dhe 3 humbje. Londinezët nuk fitonin prej 7 ndeshjesh radhazi në të gjitha kompeticionet. Ecuria më e keqe e këtij klubi që nga shkurti i 1992.

 

 

Të fundit