Flash News

KRYESORE

ZYRTARE: Arsenali prezanton trajnerin e ri, një emër pa eksperiencë në krye

ZYRTARE: Arsenali prezanton trajnerin e ri, një emër pa

Arsenali ka vendosur për trajnerin e ri dhe ai do të jetë një "ish". Mikel Arteta do të marrë drejtimin e londinezëve duke lënë skuadrën kampione të Manchester City-t. Tekniku Pep Guardiola e afroi si ndihmësi, por ky i fundit u braktis, pasi Arteta vendosi të marrë Arsenalin.

Spanjolli rikthehet në shtëpi, pasi ka luajtur më herët me Arsenalin për 5 sezone. Ai do të marrë ekipin pas një krize të madhe. Tekniku Unai Emery e la ekipin pas rezultateve zhgënjyese, Freddie Ljungberg nuk e fitoi mundësinë për të drejtuar, pasi nuk bëri mirë.

Arteta do të marrë drejtimin të dielën pas ndeshjes kundër Evertonit. Ai ka folur për herë të parë në rolin e trajnerit të ri. "Është një nder i madh. Arsenali është një nga klubet më të mëdha në botë. Ne duhet të luftojmë gjithmonë për trofe dhe këtë ia kam bërë të qartë drejtuesve. Është një punë e madhe për t'ia arritur, por ne duhet të kemi besim".

https://twitter.com/Arsenal/status/1208026774296236033?s=20

Të fundit