Flash News

KRYESORE

ZYRTARE: Barcelona njofton largimin e mesfushorit!

ZYRTARE: Barcelona njofton largimin e mesfushorit!

Barcelona ka huazuar të riun Carles Alena te skuadra e Real Betisit. Zyrtarizimi ka ardhur nga ekipi që ka marrë shërbimet e lojtarit të ri. Spanjolli nuk kishte minuta në Katalunja dhe zgjodhi të largohej që të rritej më shumë.

Betisi është një ekip që do t'i japë mundësi të marrë minuta. Alena nuk është larguar përfundimisht, pasi Barca beson sërish tek i riu. Huazimi është pa të drejtë blerjeje nga Betis me drejtuesit që shpresojnë ta marrin si lojtar më të pjekur.

Trajneri Ernesto Valverde nuk e vlerësonte shumë, pasi i ka dhënë vetëm 171 minuta futbollistit këtë sezon. Mesfushori 21-vjeçar ka cilësi të mira teknike dhe ka vizion të madh.

https://twitter.com/RealBetis_en/status/1210897837413806081

Të fundit