Flash News

KRYESORE

ZYRTARE: Bayern vendos për trajnerin e ri, Rummenigge tregon emrin që do drejtojë

Bayern Munchen i ka surprizuar të gjithë tifozët me vendimin e fundit. Klubi gjerman ka vendosur t'i besojë trajnerin Hansi Flick deri në fund të sezonit. Ekipi kampion i Gjermanisë do t'i besojë zëvendësit të Niko Kovac pas rezultateve të marra nën drejtimin e tij.

Konfirmimin për të ardhmen e trajnerit e ka bërë të ditur Karl-Heinz Rummenigge dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic. Të dy kanë pranuar se Flick do të drejtojë kampionët deri në fund të sezonit aktual.

"Bayern është i lumtur me punën e Hansi Flick. Si trajner, por dhe si drejtues ka zhvilluar ekipin dhe i ka plotësuar objektivat tona. Kemi fituar 6 ndeshje në 6 në grupin e Champions, duke vendosur një rekord të ri në historinë tonë të Champions League.

"Në kampionat jemi afruar me kreun e renditjes. Jam i bindur se Bayerni do të vazhdojë në rrugën e duhur nën drejtimin e Flick", - tha ai.

After the 2-0 win over Wolfsburg, Karl-Heinz Rummenigge, Hasan Salihamidžić and Hansi Flick have agreed to work together beyond the winter.

Të fundit