Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Bayern zgjedh trajnerin e ri në asamblenë vjetore

Zyrtare: Bayern zgjedh trajnerin e ri në asamblenë vjetore

Bayern Munchen e ka vendosur: trajneri i skuadrës të paktën deri në fundin e fazës së parë do të jetë Hansi Flick. Vendimi u bë zyrtar pasditen e kësaj të premteje, meqë klubi bavarez po zhvillon asamblenë vjetore, ku janë zbuluar edhe shifra rekord të vitit financiar që lamë pas.

Bayern ka një xhiro vjetore prej 750 mln eurosh, si kurrë më parë.

Kovac do të vazhdojë punën e nisur me ndeshjet kundër Olympiacos-it në Champions League dhe ndaj Borussia Dortmund-it në Bundesligë. Pas tij pritet të zgjidhet Erik ten Haag i Ajax-it ose Pep Guardiola nga Manchester City.

Në asamblenë e sotme do të largohet përfundimisht presidenti Uli Hoeness, i cili ka më shumë se 4 dekada që punon si drejtues në Mynih.

Të fundit