Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Coronavirus edhe në Bundesligë, shoku i Gjasulës del pozitiv

Zyrtare: Coronavirus edhe në Bundesligë, shoku i Gjasulës del

Lojtari i parë i cili rezulton i infektuar me Coronavirus në Bundesligë është mbrojtësi Luca Kilian. Lojtari i Paderbornit ka bërë sot analizat dhe doli pozitiv, për fatin e tij të keq.

Skuadra ku luan legjionari kuqezi Klaus Gjasula tashmë është në izolim total. Trajneri i tyre ishte i pari që ngriti alarmin për simptomat e këtij virusi. Klubi sot me një komunikatë zyrtare njoftoi tifozët dhe mediat.

Drejtori sportiv, Martin Przondziano, theksoi se Paderborni mbështet lojtarin e tyre. "Klubi ynë ka si prioritet shëndetin e futbollistëve dhe punonjësve tanë. Do të mundohemi ta mbajmë nën kontroll virusin", - u shpreh ai në sajtin zyrtar të klubit.

Të fundit