Flash News

KRYESORE

Zyrtare: E pabesueshme, ylli i La Ligas lë Spanjën për Wuhanin e Kinës

Zyrtare: E pabesueshme, ylli i La Ligas lë Spanjën për Wuhanin e

Të gjithë duan të ikin nga zona e Wuhan në Kinë. Ky qytet është epiqendra e virusit Corona. Jeta është paralizuar, futbolli po ashtu, por nuk paratë mbeten sërish tunduese. I tillë është rasti i Daniel Carriço. Ai ka lënë La Ligan për t'u transferuar në Kinë.

Mbrojtësi ishte kapiten i Sevillës, por u largua drejt Kinës. 31-vjeçari u largua pas 7 sezonesh me skuadrën spanjolle dhe do të  nisë aventurën në Kinë. Sevilla zyrtarizoi shitjen e tij dhe e përcolli me një video shumë emocionuese.

Carriço nuk arriti kurrë të kthehej në lojtar lider te skuadra spanjolle, por sa herë ekipi ka patur nevojë, ai ka qenë i gatshëm për të ndihmuar. Portugezi ishte një idhull për tifozerinë.

https://twitter.com/SevillaFC_ENG/status/1230422581972553728?s=20

Të fundit