Flash News

KRYESORE

Zyrtare/ Edhe Kosova konfirmon rastet e para me COVID-19

Zyrtare/ Edhe Kosova konfirmon rastet e para me COVID-19

Ishte një prej të paktave vende që ende nuk kishte rezultuar asnjë person pozitiv me covid-19 por sot, përmes një dalje publike Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia konfirmuan zyrtarisht se dy persona janë të infektuar me coronavirus në Kosovë.

Pas kryerjes së analizave, për 15 rasteve, dy kanë rezultuar pozitiv. Njëri nga ta është kosovar dhe një tjetër nga Italia.

Nga ana e tij Ministri i Shëndetësisë, Vitia njoftoi se bëhet fjalë për dy femra të prekura, njëra një 20-vjeccare dhe një tjetër, e moshuar 77-vjeçe.  “Ju njoftoj se MSH pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëri është i moshës 20 vjeçare dhe tjetri i moshës mbi 77 vjeçare. Janë marrë të gjitha masat kundër personave me të cilët ata kanë qenë në kontakt.”, tha ministri Vitia.

Ndërkohë që Kryeministri Kurti ka kërkuar që të mos bëhet panik. “Parandalimi është gjithcka. Le ta ruajmë vetën dhe njëri-tjetrin, që dy rastet e konfirmuara të mos shtohen. Të bëjmë kujdes maksimal që të mos iu bashkangjitemi vendeve të tjera që po raportojnë për mortalitet”, ka nënvizuar Kryeministri Kurti, teksa ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të mos paraqiten pranë klinikës infektive për çdo shqetësim që kanë, por të telefonojnë numrin e vënë në dispozicion.

Të fundit