Flash News

KRYESORE

Zyrtare/ Endri Xhafo shkarkohet nga Top Channel. Përplasja me Ben Blushin

Zyrtare/ Endri Xhafo shkarkohet nga Top Channel. Përplasja me Ben Blushin

Gazetarit Endri Xhafo i është komunikuar sot shkarkimi nga detyra e drejtorit të Informacionit në Top Channel dhe funksionet e tjera, bëjnë me dije për Politiko.al burime brenda këtij televizioni.

Politiko shkruajti pak ditë më parë për vendimin e drejtorit Ekzekutiv, Ben Blushi, për ta larguar Xhafon nga posti ku ishte emëruar përkohësisht pas largimit të Sokol Ballës, por sot i është komunikuar shkarkimi nga të gjitha funksionet në Top Channel.

Mësohet se Xhafo dhe Blushi kanë patur disa përplasje kohët e fundit, çka sollën edhe largimin e tij nga televizioni më i madh në vend.

Endri Xhafo u rikthye në ‘TCH’ në tetor të 2017-ës, pas eksperiencës në ‘Abc News’.

Të fundit