Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Haaland bëhet me skuadër të re, askush nuk e priste!

Zyrtare: Haaland bëhet me skuadër të re, askush nuk e priste!

E kërkonte gjysma e Europës, klube si Manchester United, Liverpool, Juventus, Barcelona apo PSG, por ai zgjodhi Borussia Dortmund-in, klubin e zhvillimit të talenteve!

Po flasim për sulmuesin e talentuar Erling Haaland, i cili sapo është zyrtarizuar si transferimi më i ri i verdhezinjve. Vetëm 19 vjeç, ai ka shënuar 22 gola këtë sezon dhe ka shkëlqyer në Champions League. Sulmuesi i talentuar do të nisë një përvojë të re në "Signal Iduna Park". Dortmundi ka paguar 20 mln euro për klauzolën e largimit, 10 mln euro për babain e lojtarit dhe 15 mln euro si komision për agjentin Mino Raiola.

Norvegjezi ka firmosur deri në vitin 2024 dhe do të paguhet 6 mln euro në sezon në dy sezonet e para, për të marrë nga 8 mln euro për sezon në dy sezonet e mëtejshme.

Të fundit