Flash News

E-TJERA

Zyrtare/ Icardi transferohet te PSG-ja

Zyrtare/ Icardi transferohet te PSG-ja

Më në fund zgjidhet çështja Mauro Icardi. Ai do të luajë te PSG-ja në Ligue 1. Pas muajsh përplasje me drejtuesit e zikaltërve, ai gjeti marrëveshjen.

Argjentinasi rinovoi deri në 2022 me Interin, ndërsa më pas u nis drejt Parisit. Te PSG-ja do të luajë i huazuar për një sezon, me francezët që kanë të drejtën blerjes.

Kontrata e tij do të jetë 5-vjeçare me parisienët, me 8 milionë euro në sezon, e cila mund të shkojë deri në 10 nga bonuset.

PSG e ka marrë në huazim për 5 milionë euro nga Interi, dhe praktikisht do ta ketë nën kontratë për një sezon, por nëse ushtron të drejtën për ta blerë për 65 të tjera, atëherë do të hynë në fuqi edhe katër vitet e tjera të kontratës së argjentinasit.

“FC Internazionale Milano njofton transferimin e Mauro Ikardit te Paris Saint-Germain. Sulmuesi argjentinas zhvendoset në klubin francez me bazë të përkohshme vjetore me të drejtën për të kompletuar transferimin përfundimisht. Në të njëjtën kohë, lojtari arriti një marrëveshje me FC Internazionale Milano për zgjatjen e kontratës deri më 30 qershor 2022.”, ishte njoftimi i Interit.

Të fundit