Flash News

KRYESORE

ZYRTARE: Interi prezanton lojtarin e ri, Conte ritakohet me dashurinë e vjetër

ZYRTARE: Interi prezanton lojtarin e ri, Conte ritakohet me dashurinë e

Interi ka arritur marrëveshjen me Victor Moses. Klubi italian ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit në "San Siro". Një lëvizje e kërkuar nga trajneri Antonio Conte që e njeh lojtarin mirë. Ai ka punuar me të në periudhën kur drejtonte Chelsea.

Mbrojtësi prishi periudhën e huazimit me Fenerbahçen, u rikthye sërish në Londër te Chelsea për të zbarkuar tanimë në Milano. Ai do të mundohet të integrohet në skemat e ish-trajnerit të tij.

Marrëveshja është huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje. E ardhmja e nigerianit do të varet nga paraqitjet e tij në fushën e lojës, ndërsa prezantimi i bërë nga Interi i ngjante një hartimi të gjatë.

https://twitter.com/Inter/status/1220368111968321537?s=20

Të fundit