Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zyrtare: Nën hetim veprimtaria e kryebashkiakut Vangjush Dako
Prokuroria shqiptare është duhe hetuar “veprimtarinë” e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, por për Dakon nuk ka masë dhe ai nuk është më vete “person nën hetim”. Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme Denion Ndrenika konfirmoi për BIRN se veprimtaria e Dakos po hetohet bashkë me atë të personave të tjerë ndërsa prokuroria do të marrë vendim më vonë nëse ka apo jo “elementë të veprës penale”.
“[Dako] nuk është person nën hetim, por kjo nuk do të thotë se nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë dhe në përfundim do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale,” tha Ndrenika.
Pyetur nëse Dako po hetohej në lidhje me aludimet për blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017, Ndrenika tha se “nuk ka koment”.
Dako i tha BIRN përmes një telefonate se nuk kishte dijeni për hetimin dhe rrjedhimisht nuk kishte koment.
Kryebashkiak i Durrësit që nga viti 2007 dhe një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, Dako ka realizuar fitore të njëpasnjëshme dhe në rritje në zonën e tij elektorale, ku fitorja më e madhe duket se u realizua në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.
Në zgjedhjet e vitit 2007, Dako fitoi me një diferencë prej vetëm 300 votash përballë kandidatit kundërshtar në zgjedhjet për kryebashkiak të qytetit të Durrësit. Katër vjet më vonë, në zgjedhjet e vitit 2011, Dako fitoi me mbi 3,500 vota diferecë ndërsa në zgjedhjet e vitit 2015, kur Bashkia Durrës përfshinte jo vetëm qytetin por edhe fshatrat përreth sipas reformës administrative, Dako fitoi me 57% të votave. Në zgjedhjet parlamentare, Partia Socialiste përmirësoi në mënyrë të vazhdueshme rezultatet e saj në Qarkun Durrës, ku përfshihen edhe Bashkitë Shijak dhe Krujë. Në vitin 2017, socialistët morën gati 50% të votave në këtë qark nga 39% që patën marrë më 2013.
Dako [CV Link] është akuzuar në vijimësi nga Partia Demokratike në opozitë për krime të aluduara zgjedhore dhe për lidhje me elementë të krimit të organizuar. Opozita aludon gjithashtu që suksesi elektoral i socialistëve lidhet me bashkëpunimin e tyre me elementë të krimit të organizuar.
Javën e kaluar, policia shqiptare kreu një operacion masiv kundër krimit të organizuar për të goditur katër grupe kriminale të ndërlidhur me njëri-tjetrin që ishin përgjegjës për së paku 13 raste të trafikut të drogës. Operacioni solli edhe arrestimin e dy ish-deputetëve socialistë të akuzuar për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh. Por menjëherë pas përfundimit të operacionit, materjale të dosjes hetimore të rrjedhura te Partia Demokratike dhe media zbuluan së paku dy raste kur elementë të arrestuar për dyshimet për drogë, dyshoheshin edhe si të angazhuar në blerje votash për Partinë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2017. Gjatë javës, Partia Demokratike akuzoi Prokurorinë se kishte fshehur implikimin e Dakos dhe kishte shmangur hetimin e krimit zgjedhor nga të dyshuarit për trafikantë droge.
Të premten, kryetari i demokratëve Lulzim Basha kërkoi hetim.
Një paragraf nga dosja e prokurorisë i rrjedhur në media tregon se Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, u përgjua duke blerë vota për socialistët.
Arben dhe Gjevi Ndoka janë arrestuar të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim toke publike si pjesë e operacionit. Që të dy u deklaruan të pafajshëm para Gjykatës së Krimeve të Rënda të mërkurën, por u lanë në masën e sigurisë Arrest me Burg.
Gjithsesi, trofeu më i madh për opozitën erdhi nga biseda të përgjuara mes Dakos dhe Altin Avdylin, një të dyshuar për trafik droge. Në bisedë Dako dëgjohet duke thënë se dëshironte të takonte vëllain e Avdylit, i cili është gjithashtu i arrestuar, për ta falënderuar atë. Biseda raportohet se është zhvilluar menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
Në një bisedë të dytë të përgjuar, Avdyli flet me një person tjetër, i cili i thotë se një familje me gjashtë vota dëshiron të shesë votat dhe nxit Avdylin t’i thotë Dakos t’i paguajë.
Duke folur në emisionin Opinion në TV Klan të enjten në darkë, Dako nuk mohoi se ai ka folur me të dyshuarin por tha se si politikan, ai flet me të gjithë votuesit.
“Nuk ka bir kurve që flet më shumë se unë me votuesin,” tha ai. Dako mohoi akuzat për blerje votash: “Unë nuk i kam fituar zgjedhjet me para,” tha ai. /Gjergj Erebara-Birn/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38