Flash News

KRYESORE

Zyrtare/Pas shkarkimit të Julen Lopetegui, Spanja emëron trajnerin e ri

Zyrtare/Pas shkarkimit të Julen Lopetegui, Spanja emëron trajnerin e

Federata Spanjolle e Futbollit shkarkoi ditën e sotme trajnerin Julen Lopetegui, për arsye se nuk kishte lajmëruar për emërimin e tij si trajner i Realit të Madridit, me të cilin ka arritur një akord prej tre sezonesh.

Presidenti Rubiales u shpreh se Lopetegui ka bërë një punë të mirë, por nuk mund ta pranojnë faktin që ai do të kalojë tek bardhezinjtë, kur vetëm pak ditë më parë kishte rinovuar kontratën e tij në stolin e Spanjës.

Duke qenë se tashmë jeni edhe në prag të Botërorit,  Spanja ka emëruar edhe trajnerin e ri të kombëtares, i cili është Fernando Hierro.

Para se të emërohej si tekniku i spanjollëve, Hierro mbante postin e drejtorit teknik të Spanjës.

Të fundit