Flash News

KRYESORE

Zyrtare, senati amerikan konfirmon një grua në krye të CIA-s

Zyrtare, senati amerikan konfirmon një grua në krye të CIA-s

Gina Haspel është konfirmuar zyrtarisht si drejtore e re e CIA-s. Emërimi i saj në krye të këtij institucioni bën historinë, pasi është gruaja e parë që shërben në këtë post.

Ajo u konfirmua nga senati amerikan pasi disa demokratë iu bashkuan shumicës republikanëve duke thënë se ata do ta mbështesnin kandidaten e paraqitur nga Presidentit Donald Trump.

Pavarësisht disa kundërshtimeve, përfshirë  edhe senatorin John McCain udhëheqësi i shumicës republikane Mitch McConnell arriti të bindte anëtarët ta miratonin emërimin e Haspel për të drejtuar agjencinë e spiunazhit.

 

 

Të fundit