Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Shërohen dy pacientët e parë me koronavirus në Shqipëri

Zyrtare: Shërohen dy pacientët e parë me koronavirus në

Shqipëria ka zyrtarisht dy pacientët e parë të shëruar nga koronavirusi. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruajti një koment në Facebook. Sipas Manastirliut, personat që janë shëruar janë “kontakte të pacientit zero” që u identifikua me kronavirusin e ri në Shqipëri.

Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më pare. Dy pacientë, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit. Bravo ekipit të spitalit infektiv. Por ju lutem kujdes‼

Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës. Ju lutem qëndroni në shtëpi‼ Nëse keni shenja të sëmundjes vetëm 127”, përfundon ministrja.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/910718962717488/?type=3&theater

Të fundit