Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Shqiptari te Napoli, marrëveshja e jetës për lojtarin

Zyrtare: Shqiptari te Napoli, marrëveshja e jetës për lojtarin

Amir Rrahmani ka arritur marrëveshjen me Napolin. Mbrojtësi i Kosovës arrin kontratën e jetës, pasi kapiteni i "Dardanëve" ka nënshkruar për 5 vite me napolitanët.

Shtatlarti do të qëndrojë i huazuar te Hellas Verona deri në qershor. Ai do të kalojë në verë te Napoli ku do të gjejë shqiptarin Elseid Hysaj.

Kontrata do të jetë 5-vjeçare. Mbrojtësi do të përfitojë 1.8 milion euro në sezon, ndërsa Verona e ka shitur për 14 milionë euro. Lëvizja e jetës dhe për menaxherin Adrian Aliaj.

Të fundit