Zyrtare/Veç Ritvan Bodes, Rama propozon te Këshilli Mbikëqyrës i BSh edhe gruan e Vangjel Tavos

Ridvan Bode do të jetë një nga tre kandidat për anëtar në Bordin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Lajmi u publikua dje në media, ndërsa sot zbardhen zyrtarisht edhe dy emrat e tjerë të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Veç ish-ministrit të Financave në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër, Ritvan Bode, Rama ka propozuar edhe dy emra të tjerë, Suela Popajn, e cila është edhe bashkëshortja e deputetit të LSI në qarkun Gjirokastër, Vangjel Tavo, si dhe Edlira Luçin.

Këto tre emra pritet që të shkojnë në Kuvend për t’u votuar.