Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Vllaznia afron moldavin, zbulohet "miku" për lojtarin e afruar

Vllaznia ka arritur firmën me një tjetër futbollist. Skuadra shkodrane ka gjetur firmën me futbollistin e ardhur nga Moldavia, Eugeniu Sidorenco. Mesfushori u rekomandua nga ish-drejtori i Vllaznisë, Engi Firat, i cili ka marrë drejtimin e kombëtares moldave.

Klubi shkodran njoftoi arritjen e marrëveshjes me lojtarin pas ndeshjes miqësore kundër Bylisit. Futbollisti bindi në Cërrik dhe drejtuesit i ofruan kontratën.

Njoftimi - "KF Vllaznia bën të ditur se zyrtarisht skuadrës që nga dita e sotme i është shtuar edhe sulmuesi Eugeniu Sidorenco. Drejtuesit e klubit besojnë se eksperienca e madhe me ekipet e tij të mëparshme por edhe me kombëtaren e Moldavisë, do të jenë arsyet e duhura që ky futbollist ta ndihmojë Vllazninë në repartin sulmues për të shënuar golat e duhur dhe për ta ndihmuar atë në arritjen e objektivave.

"Lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistit Eugeniu Sidorenco në familjen kuqeblu!".

Të fundit