Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Ylli i La Ligas me COVID-19, lajmi konfirmohet nga Kina

Zyrtare: Ylli i La Ligas me COVID-19, lajmi konfirmohet nga Kina

Spanja është vendi i dytë në Europë më i prekur nga COVID-19. Lajmi i fundit që vjen nga gadishulli Iberik është i keq, pasi lojtari i Espanyol-it, Wu Lei, ka dalë pozitiv me koronavirus.

Ironia e fatit bëri që futbollisti kinez të marrë virusin në Spanjë. Klubi i La Ligas nuk ka dalë ende me një konfirmim të situatës me yllin e tyre, por është Federata kineze që bën me dije lajmin e keq për lojtarin e tyre.

"Wu Lei ka shfaqur simptomat e COVID-19 dhe është në mjekim të vazhdueshëm. Federata kineze ka komunikim të vazhdueshëm me lojtarin dhe ne do ta ndihmojmë me gjithçka çfarë mund të ketë nevojë. Ne i urojmë Wu Lei shërim të shpejtë", - shkruhet në komunikatë.

Të fundit