Flash News

KRYESORE

Zyrtarët e Wuhan korrigjojnë numrin e viktimave nga coronavirus, shtojnë 1290 raste të reja

Zyrtarët e Wuhan korrigjojnë numrin e viktimave nga coronavirus,

Zyrtarët e qytetit Wuhan në Kinë kanë rishikuar numrin e vdekjeve nga coronavirus dhe shtuan edhe 1.290 humbje jete të reja.

Numri i ri i vdekjeve për Wuhan tashmë është 3,869, tha qeveria e qytetit, ndërsa në total në Kinë 4,632.

Wuhan gjithashtu rishikoi numrin e konfirmuar të rasteve duke rritur numrin e tij të përgjithshëm në 50,333 raste.

Zyrtarët thanë se rishikuan shifrat për të treguar "përgjegjësi ndaj historisë, para njerëzve dhe viktimave", si dhe për të siguruar " transparencë të informacionit dhe saktësinë e të dhënave", kështu të dhënat e reja janë rezultat i një pune të gjerë që përfshin agjensi dhe institucione të shumta qeveritare.

Zyrtarët thanë se arsyet e mospërputhjeve janë : gjatë fazës fillestare të shpërthimit, disa pacientë vdiqën në shtëpi për shkak të mungesës së burimeve mjekësore;

Gjatë kulmin e shpërthimit, punonjësit e mjekësisë ishin të përqëndruar kryesisht në trajtimin e pacientëve, duke lënë pas dore raportet e të dhënave;

Kina është përballur me një kontroll të shtuar këtë javë nga Shtetet e Bashkuara për të qenë transparent në raportimin e saj për pandeminë e coronavirusit.

Të fundit