Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Zyrtari amerikan dy orë ‘i ngujuar’ me Ramën, dalin kërkesat e vendosura për kryeministrin
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim rreth 100 minutësh David Kostelancik, drejtorin e ri për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Nga kryeministria nuk janë bërë të ditura temat e diskutimit, por deputetja socialiste, Klotilda Ferhati ka dhënë disa detaje.
“Takimi ka qenë informues. Ka qenë një takim kortezie. Aq më tepër në klimën e një situate ku Shqipëria pritet të marrë kryesimin e OSBE-së. Çështjet e politikës së brendshme janë të rëndësishme. Nuk është se ka pasur kërkesa specifike, por gjetjen e zgjidhjeve më të mira brenda kornizave kushtetuese. Nuk ishte çështje në fokus, sepse diskutimi më shumë është fokusuar te reforma zgjedhore. Kjo ka qenë e vetmja pikë ku është diskutuar në lidhje me rolin e partive jashtë parlamentit”, deklaroi Bushka në studion e emisionit Abc News.
Bushka shtoi se në takimin me David Kostelancik nuk u fol për zgjedhjet e 30 Qershorit, pasi partnerët ndërkombëtarë e kanë shprehur tashmë qëndrimin e tyre. Zyrtari amerikan më herët takoi edhe kreun e PD, Lulzim Basha, atë të LSI, Monika Kryemadhi dhe dy deputetët e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.