Flash News

KRYESORE

Zyrtari i DASH mbërrin në kryeministri , nis takimin me Ramën

Zyrtari i DASH mbërrin në kryeministri , nis takimin me Ramën

Sapo ka nisur takimi i zv.ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee me kryeministrin Edi Rama në kryeministri.

Yee në kuadër të turit ballkanik, pritet të bëjë përpjekjet e fundit për zgjedhjen e ngërçit politik në Shqipëri.

Zyrtari amerikan do të takojë po ashtu sot, kreun e Kuvendit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha dhe deputetët kritikë të PD, Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi.

Hoyt Brian Yee gjatë fjalës së tij në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budva të Malit të Zi, u shpreh se ishte kundër çdo lloj bojkoti të institucioneve nga forcat politike duke qenë i qartë me mesazhet për liderët politikë në Shqipëri për zgjidhjen e ngërçit politik. Vetëm pak minuta më parë Rama zhvilloi një takim me ambasadorin e OSBE, Bernd Borchardt në selinë e PS ku u diskutua për zgjedhjet.

 

Të fundit