Flash News

KRYESORE

Zyrtari grek i BE, Avramopulos vjen sot në Tiranë, zbulohet arsyeja. Ja me kë do të takohet

Zyrtari grek i BE, Avramopulos vjen sot në Tiranë, zbulohet arsyeja.

Në një kohë kur ka pasur deklarata të ndërsjellta për çështjen detare dhe atë çame, zyrtari grek i BE, Dimitris Avramopulos mbërrin sot për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme mësohet se do të takohet pasdite me ministrin Ditmir Bushati. Ndërkohë, ditën e nesërme Avramopulos do të takohet me ministrin Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Ramën.

‘BalkanWeb’ mëson se qëllimi i vizitës është marrëveshja mes Policisë dhe Frontex. Sakaq, pasi të nënshkruajnë marrëveshjen dy zyrtarët, Avramopulos dhe Xhafa do të mbajnë një konferencë të përbashkët..BW

 

Të fundit