Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Zyrtari i amerikan tregon përse Shqipëria konsiderohet vend transit i lëndëve narkotike
Zv.ndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit Jorgan Andrews, tregon se përse Shqipëria konsiderohet në raportin e DASH si një vend transit për kokainën dhe heroinën.
“Mendoj se mënyrat në të cilën drogat prodhohen dhe trafikohen kudo në botë po ndryshojnë. Mendoj se ka pasur përhapje jo vetëm të tipeve të drogave, me gjithë këto drogat sintetike, por që me globalizimin e logjistikës, korridoreve dhe rrjeteve, ka pasur edhe një përhapje të rrugëve të trafikimit.
Pra, grupet kriminale ndërkombëtare kanë më shumë mundësi për të prodhuar dhe lëvizur drogat kudo në botë. Për pasojë, nuk duhet të habitemi që organizatat kriminale ndërkombëtare, përfshi ato në Shqipëri, po shfrytëzojnë këto mjete në botën e globalizuar.”, tha Andrews për “Zërin e Amerikës”.