Flash News

KRYESORE

Zyrtari i PD: Qeveria rrëzohet brenda verës, kemi video për dy ministra

Zyrtari i PD: Qeveria rrëzohet brenda verës, kemi video për dy

Kreu i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku, paralajmëroi publikimin e të tjera materialeve sa i takon qeverisë Rama. Çollaku u shpreh në 'Repolitix' se në ditët në vijim do të publikohen fakte dhe prova ku implikohen dy ministra të qeverisë.

“Këto ditë do të dalin ca ministra të tjerë me zë e me figurë. Janë të paktën dy ministra të tjerë, të rëndësishëm dhe do i serviren publikut. Shumë shpejt do të dalin dhe ky sistem do të shembet, brenda kësaj vere”, tha Çollaku.

Të fundit