Flash News

KRYESORE

Zyrtarisht e martuar, Era Istrefi publikon videon me unazë në gisht

Era Istrefi është në kulmin e karrierës së saj jashtë kufijvë të Shqipërisë. Pas publikimit të këngës zyrtare të Botërorit, ajo së shpejti do të publikojë dhe klipin e ri që e ka xhiruar në Xhamajka. Era do të performojë në finalen e Kupës së Botës në Rusi, dhe gjithë shqiptarët mezi po presin këtë moment.

Por në në video të postuar në Instastory, Era ka treguar se është martuar dhe ka dhe një unazë në gisht.

“Zyrtarisht e martuar me veten”, shkruan Era mbi video, duke treguar kështu që është single dhe që s`ka mendje të merret me ndonjë lidhje për momentin. Kjo mund të jetë dhe një reagim pas lajmeve që aludonin se ajo është në një lidhje me producentin e famshëm, Diplo.

Të fundit