Flash News

KRYESORE

Zyrtarisht në krye të SHISH, Presidenti Meta për Bendon: Vendimet i marr me bindje të plotë

Zyrtarisht në krye të SHISH, Presidenti Meta për Bendon:

Presidenti Ilir Meta, ka njoftuar sot dekretimin e Helidon Bendos në krye të SHISH, pas një hezitimi një vjeçar.

Pranimi i kërkesës së kryeministrit Rama u pohua nga Meta rreth 4 ditë më parë në emisionin ‘Fakt’ të gazetarit Çim Peka.

”Nuk mendoj se është vendi këtu për të bërë diskutime të tilla. Së dyti unë vendos me bindje të plotë. Në rastin aktual as se kam kthyer e as se kam konfirmuar. Shumë të mirë e kemi marrëdhënien me Zv.drejtorin aktual të SHISH”, ishin fjalët e kreut të shtetit.

Nuk dihet se çfarë e ka bindur plotësisht Metën që t’i hapë rrugë Bendos, por zyrtarizimi i tij vjen në një moment kur mosmarrëveshjet mes tij dhe Ramës janë thelluar për shkak të refuzimit të Sandër Lleshit ne krye te Ministrise se Brendshme.

Propozimi i Ramës/ Kush është Helidon Bendo, kreu i ri i SHISH me dy emra

Të fundit