Flash News

KRYESORE

Zyrtarisht në ‘luftë të hapur’. Rita Ora i vë vizën Dua Lipas

Dy shqiptaret kanë nisur një ‘luftë’ me njëra-tjetren dhe kjo po pasqyrohet dhe në rrjetet e tyre sociale me dedikime (pa përmendur emra). Dua Lipa dhe Rita Ora nuk e durojnë njëra-tjetren dhe kjo është pranuar nga të dyja me indiciet që po japin.

Kur Rita Ora ishte në Kosovë u pyet nëse do ketë një duet me Dua Lipën, por i bëri bisht pyetjes duke mos u përgjigjur.  Më pas Dua Lipa bëri një postim në InstaStory ku ironizoi veshjen e Rita Orës në koncertin e Pavarësisë në Kosovë dhe tani vjen ‘kundërpërgjigja’ nga Rita Ora.

Rita ka publikuar një fotografi në Instagram, ku prezantoheshin emrat e këngëtareve femra më të kërkuara në iTunes dhe Spotify, dhe Rita ishte në mesin e tyre, duke u klasifikuar e treta. Por ajo e ka rrethuar emrin e saj por duke e fshirë atë të Dua Lipës që renditej një vend më lart se Rita Ora. Imazhi është kapur në momentin kur dy këngëtaret ishin shumë të kërkuara në këto dy platforma.

Ndërsa tani për tani, në këto moment, Dua Lipa ndodhet në vendin e 6-të, ndërsa Rita në vendin e 11 pas Selena Gomes, Adele e Demi Lovatos.

Ndoshta vajzat nuk kanë asgjë me njëra-tjetren por thjesht po  e bëjnë këtë për të marrë vëmendje mediatike dhe për çështje marketing, ose ne duam të besojmë kështu.  

Të fundit