Flash News

KRYESORE

Zyrtarisht të martuar, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas i thonë "po" njëri-tjetrit

Zyrtarisht të martuar, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas i thonë

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë martuar dhe janë zyrtarisht burrë dhe grua. Çifti kanë lidhur kurorë sot në një ceremoni mes miqve dhe familjarëve, në Indi. Babai i Nick ka kurorëzuar në martesë çiftin  e ndërsa të dielën do të mbahet dasma me traditat hindu, për të nderuar origjinen e aktores Chopra.

“Ata kanë vendosur të bëjnë dy dasma. FIllimisht, u bë dasma perëndimore dhe të dielën do të organizohet ceremonia që nderon trashëgiminë kulturore të Priyankës. Ata janë shumë të lumtur për dasmën dhe gjithçka po shkon për mrekulli,” – ka thënë një burim për 'People'

Ende nuk janë publikuar fotot e dasmës, por burime për 'People' kanë treguar se nusja kishte veshur një fustan të personalizuar nga Ralph Lauren, edhe Nick Jonas po ashtu, një kostum nga e njëjta markë.

Me Ralph Lauren ishin veshur dhe shoqërueset e nuses dhe të dhëndrit.

Të fundit