Flash News

KRYESORE

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, reagojnë Meta dhe Nishani

Miratimi i ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni ka marrë një jehonë të madhe kombëtare.

 Pas Ramës, Bashës dhe Berishës, kanë qenë presidenti Ilir Meta dhe ish-presidentit Bujar Nishani të cilët kanë përshëndetur këtë ligj të miratuar nga Parlamenti i Maqedonisë.

Presidenti Meta është njoftuar sapo ka mbërritur në aeroportin e Ljubljanës  dhe e ka konsideruar si një akt të rëndësishëm edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

 Ndërsa Bujar Nishani shprehet se pas miratimit të këtij ligji Maqedonia është një fqinj edhe më i mirë për Shqipërinë.

Deklarata e Ilir Metës:

Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Ljubljanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

Deklarata e Bujar Nishanit:

Urimet më të mira bashkëkombasve tanë në Maqedoni. E vendosën gjuhën e bukur shqipe në vendin e merituar. Bashkëjetesa dhe bashkëkontributi do ta bëjë Maqedoninë një fqinj edhe më të mirë për ne !

Të fundit