Flash News

KRYESORE

Zyrtarizohet kandidatura e parë për kryeprokurorin e përkohshëm

Zyrtarizohet kandidatura e parë për kryeprokurorin e

Është zyrtarizuar kandidatura e parë për kryeprokuror të përkohshëm.  Ferdinand Elezi, i cili vjen nga radhët e Gjykatës së Apelit në Durrës, është kandidati i mundshëm për prokuror. Ai ka dorëzuar sot dosjen e aplikimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Kujtojmë që ditën e sotme kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se kandidatët kanë afat deri nesër, datë 12 dhjetor, ora 18:00 për të paraqitur kandidaturat e tyre. Ndërsa kryeministri Rama i bëri dhe njëherë thirrje Bashës të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për prokurorin.

Mazhoranca pritet të zgjedhë e vetme dhe me shumicë të thjeshtë votash kryeprokurorin e ri, pasi opozita kërkon fillimisht ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, bazuar në paketën e reformës në drejtësi, e miratuar në Kuvend.

Presidenti Meta kundër kryeprokurorit të përkohshëm: Hap i njëanshëm, nuk do i shërbente konsolidimit të institucioneve

Të fundit