Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Zyrtarizohet kandidatura e parë për kryeprokurorin e përkohshëm
Është zyrtarizuar kandidatura e parë për kryeprokuror të përkohshëm. Ferdinand Elezi, i cili vjen nga radhët e Gjykatës së Apelit në Durrës, është kandidati i mundshëm për prokuror. Ai ka dorëzuar sot dosjen e aplikimit në Kuvendin e Shqipërisë.
Kujtojmë që ditën e sotme kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se kandidatët kanë afat deri nesër, datë 12 dhjetor, ora 18:00 për të paraqitur kandidaturat e tyre. Ndërsa kryeministri Rama i bëri dhe njëherë thirrje Bashës të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për prokurorin.
Mazhoranca pritet të zgjedhë e vetme dhe me shumicë të thjeshtë votash kryeprokurorin e ri, pasi opozita kërkon fillimisht ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, bazuar në paketën e reformës në drejtësi, e miratuar në Kuvend.