Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Zyrtarizohet kryebashkiaku i Vaut të Dejës, zv/ministri e prezanton me mbiemrin e ndryshuar
Socialisti Mark Babani u betua sot si kryetar i ri i bashkisë së Vaut të Dejës. Në ceremoninë e organizuar, ku u konstituua edhe këshilli bashkiak ishin të pranishëm edhe koordinatori i qarkut politik të Shkodrës Valdrin Pjetri dhe zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili e uroi Babanin për detyren e re.
Duke falenderuar të pranishmit, ai premtoi se do të rilindë këtë bashki. “Dua të falenderoj familjen time, deputetët,të deleguarin e qarkut, strukturat e partisë socialiste dhe çdo qytetar të Vaut të Dejës për besimin e dhënë në zgjedhjet legjitime të 30 Qershorit. Detyra e Kryetarit të Bashkisë përveçse një privilegj i madh është një përgjegjësi akoma dhe më e madhe dhe unë zotohem para të gjithëve jush që në këtë detyrë do tja dalim! Dhe do tja dalim të gjithë bashke! Sot është dita ku nis një kapitull i ri për qytetin tonë. Kapitulli ndryshimit ku unë, Këshilli Bashkiak, të gjithë ne bashkë do rilindim shpresën dhe të ardhmen për Vaun e Dejës. Nga ky moment është koha që të përveshim mëngët dhe ti futemi punës që na është besuar”, deklaroi ai.
Në formularin e vetëdeklarimit, Babani ka pranuar se e ka ndryshuar mbiemrin nga Babaj në Babani, por se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo i procesuar penalisht.
Formulari i vetedeklarimit: