Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Qeveria miraton sot kontratën dhe nisjen e punës për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”. Kontrata sot është zyrtarizuar për të nisur zbatimin për një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore që lidh vendin me Maqedoninë. Kontrata, që ka në thelb përmirësimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës, u firmos në 5 shkurt të këtij viti nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Gentian Keri dhe Presidenti i kompanisë “Gjoka Konstruksion”, Rrok Gjoka.
Kostoja totale e projektit arrin në 240 mln euro. Sipas të dhënave puna për ndërtimin e veprës do të nisë brenda 2018, ndërsa po brenda këtij vitit do të sigurohet dhe financimi.
Kjo është vepra e parë publike që do të ndërtohet nëpërmjet programit 1 mld euro. Edhe pse ministria nuk jep të dhëna se si do të funksionojë kjo skemë, Gjiknuri thotë se kompania do të ndërtoje vetë rrugën, ndërsa shteti do ta shlyejë për 13 vjet rresht.