Flash News

KRYESORE

Zyrtarja e FBI jep alarmin: Hakerat po sulmojnë punën kërkimore për COVID-19

Zyrtarja e FBI jep alarmin: Hakerat po sulmojnë punën kërkimore

Një zyrtare e lartë e sigurimit kibernetik të FBI ka zbuluar se hakerat kanë hyrë në institucionet që kryejnë kërkime mbi trajtimet për COVID-19.

Zëvendës Ndihmës Drejtorja e FBI-së, Tonya Ugoretz ngriti alarmin se FBI kohët e fundit kishte parë hakera të mbështetur nga shtete të huaja që gjurmonin përreth një seri institucionesh të kujdesit shëndetësor dhe institucionesh kërkimore në SHBA.

"Ne sigurisht kemi parë disa ndërhyrje në disa nga ato institucione, veçanërisht ato që e kanë identifikuar publikisht veten se janë duke punuar në kërkime të lidhura me COVID," tha ajo.

Sipas saj, është normale që institucionet që punojnë për kura ose një vaksinë të mundshme të lajmërojnë publikisht mbi punën dhe arritjet e tyre, shkruan nytimes.

"Ana e trishtë është se kjo i bën ata një objektiv për shtetet e tjera që janë të interesuara të grumbullojnë detaje rreth asaj që po bëhet dhe ndoshta edhe të vjedhin të dhënat e pronësisë intelektuale nga këto institucione", tha Ugoretz.

Të fundit