Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Zyrtarja e SHBA në Tiranë rrëfen historinë prekëse: 12 vjet më parë humba nënën nga kanceri i gjirit
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka rrëfyer historinë prekëse të humbjes së nënës së saj nga kanceri i gjirit.
Në një takim për sensibilizimin ndaj kësaj sëmundjeje, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, diplomatët kanë apeluar udhëheqësit shqiptarë për më shumë vëmendje për gratë e prekura nga kjo sëmundje.
Ndër të tjera, zyrtarja e lartë amerikane përmendi edhe rastin e saj personal, kur 12 vjet më parë humbi nënën e saj.
“Edhe diplomatët janë qenie njerëzore dhe do doja të ndaja me ju diçka thellësisht personale, 12 vjet më parë humba edhe unë nënën time për shkak të kancerit.
Ne e dimë se diagnoza e kancerit është tragjike dhe zemërthyese për familjes, për pasojë asnjë punëdhënës nuk duhet të ndëshkojë gratë që luftojnë më ketë sëmundje të tmerrshme.
Studimi i bërë publik tregon edhe një mundësi për drejtuesit e Shqipërisë të punojnë bashkë për situatën e grave në Shqipëri, veçanërisht atyre me kancer gjiri. Shpresoj që kjo do të jetë një fushë e përbashkët ku ju, drejtuesit e politikës në Shqipëri të mblidheni bashkë për ta çuar vendin përpara. Kur ju të lini mënjanë dallimet tuaja dhe të bashkoheni në të mirë të publikut, do ta drejtoni këtë vend me frymëzim, ju gratë e Shqipërisë mund të jepini shembuj për vajzat e reja, për të ardhmen dhe kolegët tuaj meshkuj. Koha është tani mundësia është këtu, udhëheqësit shqiptarë duhet të punojnë bashkë për të dhënë shembull të shkëlqyeshëm për shqiptarët, ndoshta edhe reformën zgjedhore. Të gjitha këto janë të mundura me një drejtues të mirë në krye dhe me bashkim përpjekjesh", u shpreh Leyla Moses-Ones.