
Flash News
Zyra sekrete e patronazhistëve të PS, mes tyre drejtoresha e Agjencisë së Ekselencës
Me kapuç në kokë/ PD publikon videon e patronazhistëve që ikin me vrap
Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit
Tensione te streha e patronazhistëve në Tiranë, Braçe shpërthen në kërcënime, policia rri duarkryq
U procedua penalisht, reagon Flamur Noka: Preka interesat e mafies së pushtetit në Vorë
90 ton kanabis në Itali, Ministria e Brendshme e Shqipërisë: Spekulime, nuk është trafikuar nga vendi ynë

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka reaguar pas publikimit të raportit vjetor të Drejtorisë Qendrore të Shërbimit të Antidrogës në Itali, ku flitej për një rritje të trafikut të kanabisit. Sipas këtij raporti, sasia e kanabisit të sekuestruar në Itali u rrit në 2017-ën me 50 ton, me një shifër totale që arriti në 90 ton. Ky trend, thuhej në raportin italian, lidhet me kultivimin e kanabisit në Shqipëri.
Por sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, këto janë spekulime dhe keqinterpretime sepse sasia prej 90 ton është kapur në të gjithë territorin e Italisë dhe nuk është trafikuar vetëm nga vendi ynë. Gjithsesi, ministria shqiptare nuk përmend fare faktin që citohej në raport se rritja e trafikut të kanabisit lidhje pikërisht me rritjen e kultivimin e lëndës narkotike në Shqipëri.
Sipas ministrisë, fenomeni i kanabisit nuk mund të krahasohet me përmasat shqetësuese përpara vitit 2013-të.
Deklarata e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë:
Në lidhje me deklaratat, spekulimet apo keqinterpretimet e gjetjeve të raportit vjetor të Drejtorisë Qendrore të Shërbimi Antidrogë Italian, Ministria e Brendshme gjen me vend të sqarojë:
Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar. Kjo është një betejë e fituar në vitin 2017 dhe po konsolidohet në vitin në vazhdim kur jemi në zbatim të protokollit operativ për fluturimet ajrore duke monitoruar territorin me policinë italiane dhe asistencen e BE-së.
Siç është pranuar, 2016 ishte një vit problematik për shumë arsye, që janë bërë pjesë e analizës së punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit dhe nuk rezultoi efikas në parandalimin e kultivimit të kanabisit. Por gjithsesi nuk mund të krahasohet me përmasat shqetësuese të fenomenit përpara 2013, e evidentuar në raportet GdF. Kjo solli një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të gatshme për treg, në vitin pasardhës.
Në vijim të një analize të thellë dhe të kujdesshme, Qeveria miratoi Planin Kombëtar Antikanabis 2017-2020, me përfshirjen e gjithë institucioneve dhe asistencë ndërkombëtare. Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me partnerët, kryesisht me Italinë në operacione të përbashkëta për të identifikuar dhe goditur rastet e trafikimit të narkotikëve.
Duke u ndalur tek Raporti i Antidrogës italiane (DCSA), (faqja 35), shifra prej rreth 90 ton kanabis evidentohet si e sekuestruar përgjatë gjithë 2017 në gjithë territorin kombëtar italian, dhe jo si sasi e trafikuar nga Shqipëria. (cit. - Nel 2017, sul territorio nazionale sono stati complessivamente sequestrati kg 90.097,18 di marijuana (+117,76%, rispetto ai 41.374,29 kg del 2016), dhe për më tepër, sipas vetë Raportit, një rol domethënës luan edhe kultivimi i brendshëm në Itali, sidomos në rajonet e jugut (faqja 16).
Sipas Raportit (faqja 36), sasia e kanabisit e kapur në tentativë për trafikim nga Shqipëria është rreth 15 ton: “Në lidhje me vendet e paramenduara të prejardhjes së marijuanës së përcjellë nëpërmjet detit, sasitë më të mëdha vinin nga Shqipëria, i cili konfirmohet të jetë vendi i origjinës për pjesën më të madhe të sasive të kapura, prej 15.805,42 kg”.
Këto sasi të kapura, janë fryt edhe i shkëmbimit të informacionit dhe operacioneve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë së Shtetit, ku përgjatë vitit 2017 u realizuan 14 operacione të tilla.
Në raport theksohet qartë se sasitë më të mëdha të kanabisit u tentuan të trafikoheshin nga Shqipëria, por edhe nga Greqia (faqja 23) Gjithashtu, evidentohet se kanabis në 2016 është kultivuar jo vetëm në Shqipëri por edhe disa vende të tjera të Ballkanit (faqja 197).
Përsa i përket përpjekjes së opozitës për t’i renditur në krye të listës shqiptarët e arrestuar në Itali për trafik kanabisi, në fakt Raporti i rendit ata të pestët, ku në krye janë shtetasit italianë, marokenë etj. Gjithashtu, me shqetësim kujtojmë Raportin global të Kombeve të Bashkuara për Drogën në 2010, (faqja 58, figura 14) ku citohet se “shqiptarë të arrestuar në Itali për trafik heroine renditen të parët, me 32% të të gjithë të ndaluarve”.
Në përgjigje të akuzave që vijnë nga subjekte partiake, është e qartë se këto kanë sfond dhe synim përfitimin politik të ditës.
Në gusht të vitit 2013, përkrah Drejtorit të atëhershëm të Përgjithshëm të Policisë, komandanti i repartit të aviacionit të Guardia di Finanza-s, Stefano Bastoni, deklaronte: “Është identifikuar në mënyrë tejet të detajuar ajo që nga qielli duket si një sipërfaqe e vetme prodhimi, zona e Lazaratit, e cila e vetme ka 319 hektarë terren të kultivuar me kanabis, e barabartë me po kaq fusha futbolli, që prodhojnë afër 900 ton produkt të përfunduar, të cilët të hedhur në tregun europian, me një çmim prej 5 eurosh grami do të vlente 4.5 miliard euro”.(VIDEO)
Duke iu referuar po statistikave të Policisë italiane, si të trafikuara nga Shqipëria në vitin 2008 u kapën 62 kg heroinë, në vitin 2009 u kapën 59 kg heroinë. Ndërsa në vitin 2017 u kapën 9.9 kg heroinë.
Nuk është e qartë cila do të ishte sot përgjigja, duke përdorur të njëjtën logjikë, prej atyre që artikuluan akuza nga selitë partiake dhe ishin në pushtet në vitet 2008-2009.
Të fundit



Patronazhistët ikën me vrap, Braçe del nga “ngujimi”: Janë shokët e mi
11 Maj 2025, 20:28
Numërohet kutia e parë e votimit në Vorë, PD udhëheq në Domje
11 Maj 2025, 20:22


Berisha: Mirënjohje për komisionerët tanë, evidentuan çdo shkelës të ligjit
11 Maj 2025, 19:49
Dibra rekord pjesëmarrje në zgjedhje, Vlora më pak e interesuara
11 Maj 2025, 19:43


Me kapuç në kokë/ PD publikon videon e patronazhistëve që ikin me vrap
11 Maj 2025, 19:28

Zyra e patronazhistëve në Tiranë, ndërhyn policia
11 Maj 2025, 19:18
Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit
11 Maj 2025, 19:05

Zgjedhjet 2025: Ligji për një palë, toleranca për tjetrën
11 Maj 2025, 18:46

Vëzhgues të OSBE-ODIHR monitorojnë procesin e votimit në Sarandë
11 Maj 2025, 18:22

Bozdo: Dilni votoni, vullneti juaj do të jetë i pandryshueshëm!
11 Maj 2025, 18:00
Një këshillë për banditët e qeverisë
11 Maj 2025, 17:52
Aksident në aksin Korçë – Pogradec, dy të plagosur pranë fshatit Pirg
11 Maj 2025, 17:50
Prokuroria quan 'të fortët' e PS 'qytetarë dhe procedon politikanin e PD
11 Maj 2025, 17:43

Fotografoi votën, arrestohet një person tjetër në Qarkun e Elbasanit
11 Maj 2025, 17:27







Konflikti në Fushë-Milot, policia del me njoftim: Nuk u gjet asnjë gëzhojë
11 Maj 2025, 16:42
Vëllai i kandidates së PS në Belsh intimidon votuesit
11 Maj 2025, 16:24

Përplasja në KZAZ Vorë, KQZ revokon akreditimin e vëzhguesve
11 Maj 2025, 16:15

Këto fruta dhe perime largojnë toksinat nga mëlçia
11 Maj 2025, 16:03
Zgjedhjet 2025/ Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja deri në orën 15:00
11 Maj 2025, 15:59
Sherr në një qendër votimi në Fushë-Milot, qëllohet me armë
11 Maj 2025, 15:56
Shifrat/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime
11 Maj 2025, 15:37
Zgjedhjet 2025/ Sa ishte pjesëmarrja e votimeve deri në orën 15:00
11 Maj 2025, 15:32


Celibashi: Fotografimi i votës ndëshkohet me 3 vjet burg
11 Maj 2025, 15:13
Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit
11 Maj 2025, 14:59






Qytetarët nga Kosova votojnë në Kukës
11 Maj 2025, 14:11

Ndërpritet procesi zgjedhor në Librazhd, një person fotografoi votën
11 Maj 2025, 13:54

Celibashi: 8% e qendrave të votimit u hapën me vonesë
11 Maj 2025, 13:47


Berisha për tjetërsimin e votës: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës
11 Maj 2025, 13:26
KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00, më e ulët se në 2021
11 Maj 2025, 13:00





E paprecedentë! 101 vjeçarja në Fier nuk lejohet të votojë
11 Maj 2025, 12:15




Shqipëria voton, sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 11:00
11 Maj 2025, 11:30


Edi Rama voton në Surrel: Të presim çfarë do të thotë populli
11 Maj 2025, 10:57
Denoncon Luan Baçi: Një kuti votimi ka ardhur me 500 fletë votimi mangët
11 Maj 2025, 10:50


I shoqëruar nga familja, Berisha voton në QV-në e shkollës “Kosova”
11 Maj 2025, 10:26

Skandal në Petrelë/ Gjeten në rrugë një tufë kartash ID të qytetarëve
11 Maj 2025, 10:09





Socialistët blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD
11 Maj 2025, 09:16
Ervin Salianji voton në burgun e Fierit: Votoni që të shëroni Shqipërinë
11 Maj 2025, 09:05

Votuesja fotografoi votën në Elbasan, kapet në flagrancë nga komisionerët
11 Maj 2025, 08:46
Iu gjetën listë me emra, policia arreston dy persona në Rrëshen
11 Maj 2025, 08:37
Giro d’Italia në Vlorë, Policia publikon listën e rrugëve të bllokuara
11 Maj 2025, 08:33
100-vjeçari voton në Tiranë: Kam hedhur votë që në vitin 1946
11 Maj 2025, 08:17
Probleme me pajisjen biometrike në Tiranë, qytetarët nuk mund të votojnë
11 Maj 2025, 08:13


Shqiptarët zgjedhin parlamentin e ri, Berisha: A jeni gati njisha?
11 Maj 2025, 07:54

Procesi i votimeve nis me probleme teknike edhe në Berat e Lezhë
11 Maj 2025, 07:41