Flash News

KRYESORE

Aksident në Fushë Krujë, plagosen rëndë 4 persona

Aksident në Fushë Krujë, plagosen rëndë 4 persona

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmë në aksin rrugor Fush-Krujë-Vorë në afërsi të Budullës.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas të dhënave të para, në aksident janë përfshirë një makinë Ford me targë DR 1631 F dhe një Golf me targë TR 9433 M.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar, ndërsa të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

 

 

Të fundit