Flash News

KRYESORE

Akuzat për Ardi Veliun, Xhafaj refuzon të përgjigjet: Opozita i ka dalë në krah krimit, po bashkëpunon me ‘llumin’ e vendit

Akuzat për Ardi Veliun, Xhafaj refuzon të përgjigjet: Opozita i

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka refuzuar të përgjigjet për akuzat për përfshirjen e mundshme të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në manipulimin e procesit të ‘Babales’.

Në krah të drejtuesit të lartë të Zyrës Federale të Policisë Kriminale për Gjermaninë (BKA), Xhafaj deklaroi se ka folur shumë për këtë çështje dhe se ajo i takon tashmë drejtësisë.

“Nuk do preferoja të bëj më një koment sepse boll kam bërë komente, edhe për faktin se kjo i takon tashmë drejtësië. Unë kam kulturën politike për të respektuar autoritetet e drejtësisë. Sa i përket kësaj çështjeje, besoj se është në një hetim të plotë nga Prokuroria Krimeve të Rënda. Sa më përket mua, mund të them se jam ministër i Brendshëm dhe kam vetëm një qëllim t’i shërbej qytetarëve të mi. Në këtë proces kam përzgjedhur instrumentet e nevojshëm dhe një prej të cilëve është “Forca e Ligjit”, si dhe partnerët e duhur ku përfshihet edhe BKA”, deklaroi Xhafaj.

Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën shqiptare se i ka dalë në krah krimit duke sulmuar policinë dhe se në këtë përballje ka zgjedhur të bashkëpunojë me ‘llumin’ e vendit.

“Pala tjetër ka zgjedhur rrugën për t’i dalë krimit në krah duke sulmuar policinë dhe strukturat që janë angazhuar për të luftuar krimin. Kanë zgjedhur instrumentet e gabuar për këtë punë dhe kanë zgjedhur partnerët e gabuar, llumin e këtij vendi”, tha ministri.

Të fundit